Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët në faqen e saj zyrtare se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018, në orën 20:45, në stadiumin Loro Borici Shkodër.


Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të tribunat C2, C3 dhe C4, që janë edhe më të lirat, 750 në C1 dhe C5, 1000 në D1 dhe D4, 1500 në D2 dhe D3, 4000 në A dhe B e deri në në 6000 lekë në tribunën VIP.


FSHF ka vendosur çmime të tilla për të patur një prani sa më të madhe të tifozëve në stadium, pasi bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme, ku do të tentohet një fitore e thellë, edhe pse mbetet shumë e vështirë, për të besuar në vendin e parë në grup. Kuqezinjve u nevojitet një fitore 4-0 me Skocinë, për të patur shanse reale për kualifikim.



19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)