TIRANE- Komisioni Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të ditës së sotme ka marrë vendimin për shtyrjen e fillimit të kategorisë superiore. Kampionati do të fillojë më datën 10 shtator, edhe pse ishte parashikuar në 24 gusht.
Shkak është mungesa e licensimti të 9 skuadrave të superligës kombëtare.Komisioni ka licensuar vetëm 5 skuadra, nga 14 gjithsej. 9 skuadrat e tjera nuk janë licensuar sepse ato nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara nga rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s.
Po ashtu, Komisioni ka refuzuar kërkesën për licensim për 3 stadiume të superligës. Stadiumet janë refuzuar sepse nuk plotësojnë kushtet e licensimit.
(s.g/BalkanWeb)