Ne takimin e zhvilluar sot ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit pervec Shefit te Sektorit te Garave merrnin pjese Sekretari i Pergjithshem Roland Mici dhe Anetari i Komitetit Ekzekutiv Skender Hyka. Ne mbledhje ishin te pranishem te gjithe Sekretaret e Klubeve te Kategorise Superiore dhe pas propizimeve dhe diskutimeve arriten ne disa pika te perbashket per sa i perket sezonit te ri futbollistik.Me poshte jane paraqitur disa nga pikat qe jane diskutuar. Te gjithe ishin dakord qe Kampionati Kombetar i Kategorise Superiore dhe i Kategosire se Pare te filloje me 26 gusht 2006. Ishin dakord qe pushimi dimeror (per nje mini periudhe pergatitore) te jete sic eshte planifikuar rreth 40 dite. Nente klube ishin dakord qe struktura e Kategorise Superiore 06-07 te mos ndryshoje. Te gjithe perfaqesuesit e klubeve ishin dakord qe shorti i fazes se trete te kategorise superiore te behet i njohur para fillimit te kampionatit kombetar, pasi te njihen me shortin e faze se parer dhe te dyte. Perfaqesuesit e klubeve rane dakord qe nese finaliste te Kupes se Shqiperise te jene nje skuader e Tiranes dhe nje e rretheve, ndeshja te zhvillohet ne nje fushe asnjeanse te licensuar e caktuar para fillimit te sezonit. Te gjithe perfaqesuesit e Klubeve rane dakord qe Kupa e Shqiperise te zhvillohet me dy grupe, duke mos hedhur short deri ne ndeshjen finale dhe finalistet e te dy grupeve luajne ndeshjen finale sic e parashikon rregullorja e aktivitetit.. Nuk ishin dakort perfaqesuesit e klubeve qe lojtari te beje pushim mbas 2 kartonave, por ishin qe te respektohet rregullorja ekzistusese, e cila thote qe lojtari duhet te beje pushim mbas kartonit te trete. Sektori i Garave do tia paraqese keto propozimeve Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ku me pas do te miratohet Rregullorja e re e Aktivitetit per sezonin 2006-2007. fshf.org