Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 16:03

Mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas ka mohuar të ketë dhënë intervistë në të cilën ai ishte cituar duke thënë se “vështirë e shoh” ish skuadrën e tij Arsenalin duke fituar Premierligën ose Ligën e Kampionëve “më të ardhmen e afërt”.



Reprezentuesi spanjoll i cili gjatë verës u kthye te klubi i tij i fëmijërisë ishte cituar nga magazina Sport se dyshimet rreth synimeve të Arsenalit luajtën rol në vendimin e tij për largim. Mirëpo, 24 vjeçari mohoi ti ketë bërë ato komente.



“Kurrë nuk kam folur asnjë fjalë të keqe për Arsenalin. Kjo është një tjetër dëshmi se shumë njerëz shkruajnë në gazeta atë që dëshirojnë dhe nuk janë profesional. Sikurse çdo tifoz, dua që Arsenali të jetë i suksesshëm” shkroi Fabregas në profilin e tij në rrjetin social Twitter.