Fair Play Financiar bën një tjetër viktimë. UEFA nëpërmjet një komunukate ka njoftuar përjashtimin e skuadrës ruse Rubin Kazan nga Kupat e Europës. Klubi me qendër në Kazan nuk do të marrë pjesë në kompeticionet e europiane në sezonin 2019-2020 (vendimi ishte për sezonin aktual, por meqë ekipi rus nuk është kualifikuar as në Europa League, pezullimi aplikohet për sezonin pasardhës), pasi nuk i është përmbajtur paktit të arritur me në maj të vitit 2014.


UEFA nuk e specifikon se cila pikë e marrëveshjes është shkelur, por në thelb nuk ndryshon asgjë.


Rubini ishte gjobitur fillimisht 3 milionë euro, ndërsa tani duhet ta paguaje edhe më shtrenjtë faktin që ka shkelur pikat e marrëveshjes së 2014-ës.


Skuadra që drejtohet nga Gurban Berdiyev mban aktualisht vendin e 5-të në Premier Ligën e Rusisë, vetëm 2 pikë larg vendin të dytë.


Rubin Kazani duhet të presë edhe një vit tjetër për rikthimin e Kupat e Europës, pasi në fund të sezonit të kaluar u rendit në mesin e tabelës, pikërisht në vendin e 10-të, duke mbetur jashtë zonës europiane. Meqenëse dënimi nuk mund të aplikohej për sezonin e aktual, do të ketë vlerë për sezonin e ardhshëm.


Për herë të fundit kjo skuadër ka marrë pjesë ne kupat e Europës në sezonin 2015-2016, pikërisht në Europa League, në vend të Dinamos së Moskës, që për ironi të fatit u skualifikua pikërisht për mosrespektim të normave të Fair Play-t Financiar.


18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)