Lajmi i mirë për PSG sa i përket zbatimit të rregullave të Fair Play-it Financiar. Sipas prestigjiozes francee LEquipe, që u referohet vendimit të Komitetit të Kontrollit Financiar të Klubeve, blerjet e Neymar Junior dhe të Kylian Mbappe konsiderohen të rrgullta, por klubi parizien duhet veprojë shpejt deri në muajin qershor për të rregulluar bilancin, ndryshe nuk i shmanget dot dënimit.


Për Neymar u shpenzuan plot 222 milionë euro, ndërsa Mbappe është në formë huazimi me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 180 milionë euro.


Për të rregulluar bilancin, PSG duhet të fitojë para 30 qershorit të paktën 70 milionë euro nga shitja e lojtarëve që ka aktualisht në organikë.


23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)