Të tjera detaje janë publikuar nga Policia e Shkodrës për operacionin MARANAJ, ku u angazhuan 160 efektivë policie dhe u përdorën 30 automjete për të bërë të mundur ndalimin e 11 personave, të përfshirë në një skemë fajdesh.


Policia bën me dije se gjithçka erdhi pas një hetimi proaktiv disamujor, qe siguroi prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të Pastrimit të Produkteve të Veprës penale, Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar, Shpërdorim detyre, Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve dhe Mos kallëzim krimi.


RENEA, FNSH dhe Shqiponjat kanë sekuestruar mijëra euro dhe dollarë, por edhe 20 automjete, të cilat përdoreshin si kolateral për fajdet me hua nga 3 deri në 20% që jepeshin për një javë kohë.


DEKLARATA E PLOTËS E POLICISË:


Sot, në kuadrin e operacionit policor MARANAJ të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të Pastrimit të Produkteve të Veprës penale, Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar, Shpërdorim detyre, Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve dhe Mos kallzim krimi.


Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.


Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik ; 1 masë sigurimi Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.







Të arrestuar janë shtetasit:



  1. B. A. 61 vjec nga Shkodra

  2. E. M., 33 vjec nga Shkodra


3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;



  1. A.D. 39 vjec nga Shkodra

  2. M.B. 31 vjec nga Shkodra


6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;



  1. E.F., 38 vjec nga Shkodra

  2. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

  3. P.V., 54 vjec nga Shkodra;

  4. L.S., 48 vjec nga Shkodra;

  5. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;


U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.


U ekzekutua gjithashtu edhe masa e sigurisë:


Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik dhe Detyrim Paraqitje për tre shtetas:



  1. V.H., nga Shkodra;

    2. A.S., nga Shkodra

    3. E.L., nga Shkodra.


Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:


238 600 Euro CASH

272 400 dollare CASH

414 000 Lekë

510 Paund Britanik

20 automejte transporti

1 revolver,

1 krëhër pistolete me fishekë

1 armë gjahu pa leje

5 kompjutera laptop

50 celualarë

Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.


Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.