Argjentina humbi një finale të radhës këtë vit, duke u mundur në Kupën e Amerikës nga Kili, pas ekzekutimit të penalltive.




Edhe pas këtij turneu, Lionel Messi mbeti pa asnjë titull të fituar me kombëtaren, për të cilin edhe u akuzua shumë, shkruan Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Katër herë fituesi i Topit të Artë, u godit në mënyrat nga më të ndryshmet, me faktin se ndryshon shumë nga ai Messi i Barcelonës, që merr mbi supe skuadrën dhe e udhëheq drejt sukseseve.




Por përkundër faktit se Leo Messi nuk shënoi asnjë gol, 28 vjeçari në disa ndeshje ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes, duke kontribuar me asistime, e në forma tjera.




Ndërsa tani në internet po qarkullon një video, që tregon se Messi duhet fajësuar më së paku për mossuksesin e Argjentinës.

Kjo video tregon sesi në shumë raste Messi nuk i jepet topi nga bashkëlojtarët, e që zakonisht ndodh gjithmonë e kundërta te Barcelona.




Shikojeni videon dhe vërtetojeni./Indeksonline/




https://