Numri i maturantëve të cilat kanë aplikuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për ta marrë statusin e studentit në universitetin më të madh publik në Kosovë, ka qenë 17.412.
Telegrafi mëson se numri i aplikantëve të verifikuar për t’iu nënshtruar provimeve pranuese është 16.716.
Sipas statistikave, del se më së shumti të interesuar për të ndjekur studimet kishte Fakulteti i Edukimit, që këtë vit la pas Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik. Ndërsa, më së paku të interesuar kishte në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.