Studente dhe pedagoge te Fakultetit te Shkencave, kane protestuar dje para Gjykates se Larte duke kerkuar mbrojtjen e Muzeut te Shkencave, me statusin e nje objekti te rendesise se vecante. "Kemi dale ne kete proteste per t'u thene gjyqtareve dhe personave qe zbatojne ligjet, qe ky Muze nuk duhet te shkaterrohet, pasi vlerat e tij jane te paperseritshme. Ky Muze eshte nje institucion publik kombetar, qe pajis me njohuri breza te tere nxenesish e studentesh, te cilet njihen aty me pasurine e vendit te tyre. Cdo specie eshte deshmi e pasurise se vendit tone, dhe mundit te shkencetareve shqiptare per gjetjen dhe ruajtjen e saj," kane pohuar pedagoget e Fakultetit te Shkencave te Natyres, gjate protestes se djeshme. Muzeu, i cili eshte i rralle ne rajonin tone, llogarit nje shumellojshmeri speciesh te kapura ne territorin shqiptar. Fakulteti i Shkencave kerkon qe Muzeu te mbrohet, si objekti i rendesise se vecante. Nderkohe qe Gjykata e Larte pritet te shqyrtoje sot kete ceshtje, ku ne konflikt jane ish-pronaret dhe shteti. Sipas pedagogeve te Fakultetit te Shkencave te Natyres, ndertesa eshte tejet e amortizuar. Salla ne katin e pare, ku ne nje tryeze te copetuar qendron skeleti i stermadh i nje balene, mund te rrezohet nga casti ne cast. Disa trare te vendosur, mbajne ne kembe tavanin, por kjo nuk pengon shiun te futet sa here qe bie jashte. Pak me mire paraqitet gjendja ne katin e dyte, ku jane ekspozuar shpende te llojeve te ndryshem, qe nga pelikanet, shqiponja, lejleke e me tej, peshq te gjithfarellojshem, breshka, gjarperinj e specie pa fund.