Godina e fakultetit te Drejtesise prej 6 muajsh i eshte nenshtruar rikonstruksionit te plote te saj. Nderkohe punimet aty vazhdojne ndersa na ndajne vetem tre jave nga fillimi i vitit te ri akademik. Zv.dekani i Fakultetit te Drejtesise gjate nje interviste per Alsat thote se godina do te jete gati ne fillim te vitit te ri akademik madje kete jave pritet qe aty te perfundojne te gjitha punimet nga firma.






Ne jemi gati per daten 11 tetor. Firma qe ka bere punimet do e dorezoje
godinen rreth dates 26-27 shtator. Keshtu qe edhe kete jave ka punime
ne fakultet pastaj do te jemi gati per te filluar normalisht viti i ri
shkollor. Eshte konceptuar pak ndryshe nga ajo qe ka qene me pare.
Normalisht kemi marr nje godine te re qe eshte kinoklubi i qytetit
Studenti ku dhe aty po zhvillohen punime qe do te jene gati per 2-3
muaj. Mendoj qe semestrin e dyte do te jemi shume me te pergatitur per
te bere nje mesimdhenie normale tha Kristaq Gjyli zv.dekan i
Fakultetit te Drejtesise.



Fakulteti i drejtesise pavaresisht se do te kete nje godine te re dhe
ambiente te tjera shtese serish thote zv.dekani ka nevoje per
kapacitete shtese. Ne kemi dhe studente te masterit post graduate
doktorature per te cilat eshte e nevojshme qe te kemi dhe ambiente
shtese te ndryshme nga ato te paradites vijon ai. Fakulteti i Drejtesise vazhdon te mbetet ende nje nga me te preferuarit
ne universitetit e Tiranes nga maturantet. Kete vit ai do te prese
rreth 600 studente te rinj.



Edlira Sulejmani