Që Radamel Falcao ëndërron fanelën e Realit të Madridit kjo nuk përbën më lajm. Me shumë mundësitë data 1 shtator do ta gjejë sulmuesin larg Monakos, po ku?



Vetë lojtari edhe në të shkuarën ka nxitur agjentin e tij që të bisedojë me Realin. Nga bisedimet nuk ka asnjë detaj dhe asgjë konkrete, por duket se palët janë pranë arritjes së një marrëveshje… të paktën kështu sinjalizon një shkrim i fundit i Falcao-s në rrjetet sociale.

“U realizua ëndrra! Hala Madrid”, shkruajti kolumbiani në Twitter. Ky status ka qendruar online për pak minuta dhe më pas është fshirë nga vetë lojtari.

Për të patur shërbimet e lojtarit janë interesuar Manchester City, Arsenal dhe Juventus. Të parat janë të gatshme të nënshkruajnë me të nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Monakon, ndërkohë që Juventusi mund të ndërhyjë vetëm në rast se në orët e ardhshme Arturo Vidal do të pranojë ofertën e Manchester United. / Top Channel