Nuk ka shumë kohë që këngëtarja Kida dhe reperi BimBimma kanë lansuar klipin me të ri të këngës ‘Murder’ në versionin ‘remake’. Që nga publikimi në kanalin ‘Youtube’ kjo këngë është pëlqyer mjaftë shumë dhe deri më tani ka arritur mbi 34 mijë klikime.




Duke parë suksesin e këngës, Kida ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’ për t’i falënderuar reperin BimBimma, producentin e saj dhe gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këngës dhe klipit. “Faleminderit të gjithëve që keni qenë pjesë e projektit .

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Një falënderim i madh shkon tek menagjeri im Met Elshani pastaj tek producentët Zzap & Chriss (Music Producers). Për grimin që është kujdesur Teuta Bajgora Make Up Artist dhe për veshjet Floresha Begisholli dhe vajzat që morrin pjesë në klip: Rona islami Laureta Sadiki dhe të tjerave si dhe për fund faleminderit Bim Bimes për idenë dhe spotin . Përveç këtij suksesi, në këtë verë, Kida ka shijuar edhe suksesin e këngës së saj solo ‘O’Najr’.