Ish-pronari i Universitetit Kristal është arrestuar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm me akuzën e falsifikimit të diplomave.


Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me iniciale E.P. Sipas burimeve hetimore, Muça ishte nën hetim nga Prokuroria prej dy muajsh.


Mësohet se ai shiste diploma edhe pas mbylljes së universitetit me urdhër të Ministrisë së Arsimit në vitin 2014.


Kujtojmë se pak kohë më parë, Muça humbi djalin e tij të vetëm, Silvester 23 vjeç, si pasojë e një sëmundje të rëndë, ku pavarësisht dy ndërhyrjeve kirurgjikale që iu nënshtrua, nuk ia doli.


6 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)