Një oficere e policisë së shtetit është pezulluar pasi akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale Shpërdorim detyre.


Policia informon se këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.


Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.


Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese Mosushtrim i detyrës dhe Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore për shtetasen në fjalë.


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)