Historia e familjes se pasur qe humbi gjithcka dhe u perndoq per shume vite edhe pse kishte lidhje te aferta me Nexhmije Hoxhen.





Si ndihmoi Levizjen dhe u persekutua nga regjimi komunist. Flet e bija e Bej Bungos Babai vdiq ne Maliq ne u perndoqem e na larguan nga puna





ELBASAN - Familja Bungo dokumentohet qysh ne shekullin XIV si nje nder familjet me prona ne dokumentet osmane dhe brez pas brezi trashegoi pasurine qe do ta humbte per nje vit dhe nuk do ti kthehej asnjehere ne te njejtat permasa.





Por me gjithe pasurine beu Demir Bungo nuk u pajtua me regjimin fashist duke humbur detyren e tij si sekretar gjykate pasi nuk pranoi te anetaresohej ne partine fashiste. Kjo beri qe ai te ishte ne shenjester si nga fashistet ashtu edhe nga nazistet me pas.





E megjithate eshte beu qe strehoi dy italiane dhe i shpetoi nga perndjekja naziste. Ai gjithashtu provoi internimin ne Porto Romano u vu ne shenjester nga oficere te Gestapos dhe arriti te shpetoje mrekullisht. Bej Bungo u bashkua me Levizjen Nacionalclirimtare dhe kjo nuk do te ishte nje rastesi.





Ai ishte dhender ne familjen Baholli familje e cila per nje kohe te gjate strehoi Enver Hoxhen dhe Shtabin e Pergjithshem ne cifligun e saj ne Labinot Mal. Kjo lidhje vinte pasi Nexhmije Hoxha ishte kusherire e kesaj familjeje dhe afersia mes tyre ishte e madhe.





Por me gjithe kete lidhje dhe kete kontribut Bej Bungo vdiq ne Maliq nje djale i tij u burgos ndersa femijet e tjere u bastisen u hoqen nga shkolla dhe u pushuan nga puna. Kusherira e dyte e Nexhmie Hoxhes Myrvet Nazif Baholli bashkeshortja e Bej Bungos nuk e uli asnjehere koken ti kerkonte meshire bashkeshortes se diktatorit dhe jeta e veshtire e kesaj familjeje vazhdoi deri ne demokraci.





Familja e Demir bej Bungos perbehej nga bashkeshortja e tij Myrvet Nazif Baholli nena e tij Zeqineja dhe femijet e tij Sezaiu Haxheri Hyseni Ferzileti Bulenti Astrit dhe Shkendija.





Ferzileti dhe Shkendija tregojne historine e familjes qe u persekutua deri ne palce. Ato thone se perndjekja e familjes se tyre ishte mjaft absurde dhe thone se arsyeja e vetme ishte se ata ishin te pasur. Edhe pse ishin te lidhur afer me bashkeshorten e ish-diktatorit kjo nuk i ndihmoi ti shpetonin persekutimit madje e pesuan me keq duke humbur te atin ne Maliq.





Ferzileti vajza e Bej Bungos tregon peripecite e familjes



Babai ne fillim te viteve 40 ishte kryesekretar ne gjykate. Ai kishte qene nxenes ne Normale dhe vec pronave te trasheguara punonte edhe ne administrate. Ne kohen kur Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste ai u pushua nga detyra pasi nuk pranoi te anetaresohej ne Partine Fashiste. Me pas u perndoq dhe u internua ne Porto Romano bashke me Aleks Buden Abdyl Kongolin dhe te shoqen e Aleksander Xhuvanit.





Edhe pasi u kthye nga Porto Romano vazhdoi aktivisht te ndihmonte Levizjen Antifashiste duke derguar ne Labinot Mal barna ushqime dhe gjithcka duhej. Ne kete kohe u vu ne shenjester te gjermaneve. Ishte nje kolonel i njohur me emrin Franc i Gestapos qe iu vu pas dhe kishte si qellim vetem ta kapte dhe fundi ne keto raste dihej qe ishte ne kampet e perqendrimit.





Ne bastiseshim vazhdimisht per dy arsye sepse babai ishte angazhuar ne Levizjen Nacionalclirimtare dhe per strehimin e dy italianeve te cilet qendruan tek ne per nje kohe te gjate. Vincenco Antonaci njeri prej tyre vizitoi familjen tone pak vite me pare duke kujtuar me mirenjohje familjen qe i shpetoi jeten.





Si i mbani mend kontaktet e babait me Enver Hoxhen



Babai ishte dhender ne familjen Baholli ku gjeti strehe Levizja dhe sidomos Enver Hoxha. Madje me kujtohet qe Enveri kishte shume besim tek babai dhe nje here i kishte kerkuar ti gjente nje korrier besnik.





Babai i gjeti nje korrier qe quhej Hyqmet oku. Ai njihte edhe terrenin perreth. Ai doli edhe nje nder korrieret me besnik te Enverit. Babai bisedonte lirisht me Enverin. Ishte dhender i shtepise Baholli dhe dergonte ndihma veshje ushqime. Enveri ka qendruar 14 muaj ne cifligun e familjes Baholli ne Labinot Mal pa levizur fare. Familja Baholli vuri gjithcka ne dispozicion ne sherbim te levizjes madje edhe sherbyesit.





Si vazhdoi marredhenia me Enverin pasi mbaroi lufta





Ne kishim nje lidhje te afert me Nexhmijen pasi babai i mamase sime dhe i ati i Nexhmijes ishin djem tezesh. Nena ime me Nexhmijen ishin kusherira te dyta.





Kur mbaroi lufta babai ishte pa pune. Filloi reforma po iu merreshin pronat pronareve dhe babai ishte shume i pakenaqur. Ata e kerkonin babane ta vendosnin kryesekretar ne gjykate por ai nuk pranoi.





Babai tha se ishte me zemer dhe nuk donte te ingranohej ne asnje lloj pune. Ishte kunder komunizmit dhe ishte per nje pushtet demokratik. Thoshte se komunizmi eshte utopi.

Duke qene se ishte kohe e veshtire babait i duheshin leke per familjen dhe theu dy monedha florinj.





Ia dha nje mikut te vet por ate e kapen. Ligji i florinjve nuk ishte vendosur akoma dhe mund ta konvertoje ku te doje. Por kjo qe beri babai u quajt kontrabande. U kap nje grup i madh prej 80 vetesh ku benin pjese shume tregtare dhe nder ta u arrestua edhe babai. Filluan ta torturonin rende per te treguar florinjte.





Ne i mbanin ne nje kasaforte. Ishin 2 mije monedha florinj bizhuterite e floririt si ora unaza varese byzylyke etj. Te gjitha i moren por nuk u mjaftuan. Kerkonin edhe me teper. Atehere moren nenen ne burg qe te tregonte florinjte e tjere. Nuk i jepnin as ushqim. Ne i conim ushqim ata nuk ja jepnin. Donin ta torturonin. Ishim 7 femije dhe me nenen ne burg situata ishte mjaft e keqe. Pas disa ditesh nena u lirua.





Si u perndoq familja Baholli pas clirimit



Daja Nazmi Baholli dha doreheqjen. Tatimin e kishte lare por nga inati ata e derguan ne Maliq. Nusen e dajes e arrestuan per ceshtjen e tatimit. I biri Samiu ishte komunist dhe u be zyrtar i Presidiumit ndersa daje Hyqmeti perfundoi ne Maliq. Ai ishte ne krye te presidiumit ndersa i ati ndejti disa muaj ne Maliq.





Keshtu u perndoqen familjarisht edhe pse Sami Baholli ishte ne krye te presidiumit. Pjesa tjeter e familjes Baholli u harrua edhe pse kontribuoi per Levizjen dhe ruajti me besnikeri jeten e ish-diktatorit.





Si perfundoi babai juaj pas arrestimit



Babai im nuk u kthye kurre me. Vdiq ne Maliq. Denimi i ishte hequr pas vdekjes. Kishte marre pafajesine. Ne e kemi marre vesh tani kur morem deshmite e penalitetit. Morem vesh qe atij i ishte dhene pafajesia por pas vdekjes.





Babait i vune akuzen agjitacion propagande. Halli ishte ti merrnin pasurine se per kontrabande denohej vetem me dy vjet dhe dilte. Pas arrestimit na moren 3 pale shtepi 8 dyqane nje furre dy ara tokat ne Llixhe ullishtat gjithcka. Madje na moren edhe veshjet. Vellait tim i hoqen pizhamet se nuk i mbushej numri i nderresave qe duhet te merrnin nga shtepia jone.





Si vazhdoi perndjekja tek ju





Ne mbaruam shkollen ketu pedagogjiken dhe dolem arsimtare. Lufta e klasave vazhdonte. Jetonim tek nje familje perballe shtepise sone e cila na liroi nje dhome. Ne shtepine tone futen nje familje komunistesh. Vellezerit dolen arsimtare. Vellai i madh mbaroi me korrespondence shkollen e larte.





E nderprisnin fillonte prape e kjo vazhdonte sipas vales se luftes se klasave. Edhe vellai tjeter Astriti mbaroi per Biokimi. Ne te tjeret nuk na e dhane te drejten e shkolles edhe pse kemi qene te shkelqyer por pushimi nga puna nuk ndalej. Vinin pushonin dy te medhenjte dhe ndaleshin ketu tek une.





Te gjithe kemi qene shume te mire. Sezaiu ka qene i shkelqyer ne biokimi. Ishe shume i dhene pas literatures sidomos pas shkencave ekzakte. Hyseni beri disa broshura e libra shkencore per orientimin e arsimit politeknik. Hysenit i vune syrin.Ke lavderuar Pelene. Kur degjoi kete akuze vellai u trondit se Pelene e lavderonte edhe Zeri i Popullit Zeri i Rinise etj. Mjaft i habitur iu tha Merrni e akuzoni edhe Zerin e Popullit Zerin e Rinise se dhe ata kane lavderuar Pelene. Vellain e arrestuan ushtar.





E shkeputen nga arsimi e derguan ne ushtri me justifikimin e moshes dhe atje e arrestuan. Beri 4 vjet burg. Edhe Astriti u largua nga arsimi. Ai u pushua nga puna. Bulenti ishte mekanik dhe vazhdoi. Une isha ne pune e vetmja qe shkoja ne pune por ne zona te thella me veshtiresi te medha me ujera perpara saqe sot jam bere sakate. Motra e vogel Shkendija mbeti e papune.





Ne keto vale te perndjekjes nje here kam takuar Neshat Haznedarin. Ai me priti shume mire. Erdhi ne shkollen ku une punoja ku degjoi nje ore mesimi te klases se tete. Ajo ka qene nje klase shume e mire dhe te gjithe vazhduan shkolla e u bene me profesione te njohura. Ne fund i thashe dua te bisedoj me ju.





Ai me tha se ne kthim do te ndalonte dhe ndaloi. Ne na binte ne qafe Riza Tirana qe kishte marre shtepine tone. I thashe mbi problemet e shqetesimet qe na shkaktonin dhe moren masa por perndjekja vazhdoi nga ky njeri derisa nenes dhe vellait i hoqen triskat e Frontit.





Une me vellane Astritin i shkruajtem leter Nexhmijes per kete gje. Nexhmia dergon Kadri Musane tek nena. Duke e percjelle Kadri Musane ky i kishte thene vellait Astritit Mamaja do keshilluar nje cike. E ka koken te forte. Ai i kishte thene Ata e dine sa ka vuajtur mamaja. Perfundoi ne kazme dhe rriti 7 femije. Triska e Frontit ishte anetaresia ne frontin demokratik. Ishte organizata me e madhe e masave. shte e vetmja ndihme nga Nexhmia. Nena ime kurre nuk i kerkoi gje.





Tefta Baholli mbesa e familjes Baholli tregon mbi pasojat qe ndoqen familjen pas clirimit

Tefta mbese e familjes Baholli qe perfundoi me mjaft perndjekje dhe persekutime tregon sesi Enver Hoxha fjeti ne dyshekun e te atit dhe i la pa shtepi e pa asgje pas clirimit. Ne fakt familja jone ishte e para qe ndihmoi levizjen nacionalclirimtare. Ne perkrahem levizjen madje babai Shefqeti me tregonte se Enver Hoxha qendronte ne shtepine tone ne Labinot dhe flinte pikerisht ne dyshekun e tij.





Qe te vegjel ne femijet jemi angazhuar ne levizje. Ndihma e familjes Baholli ka qene e madhe dhe kjo perkrahje ne fakt duhet te vleresohej. Por per cudi sapo perfundoi lufta ne ishim te paret qe u burgosem na u moren pronat dhe perfunduam ne burgje te persekutuar dhe te mbytur nga varferia. Edhe biblioteka nuk kishte si ti shpetonte perndjekjes. Asaj iu hoq emri Qemal Baholli dhe u be shteterore.





Asgje e Baholleve nuk mbeti ne kete objekt qe u ndertua per nder te Qemalit dhe qe iu fal qytetit nga gjyshi im Nazif Baholli qe brezat te lexonin dhe ta kujtonin djalin e tij te vogel qe vdiq fare i ri. Perndjekja vazhdoi gjate gjithe kohes. Ishte e tmerrshme dhe tretese.





Babai im Shefqeti u denua me burgim te perjetshem si zogist. Me pas iu ul denimi per shkak te moshes dhe doli me 13 vjet. Xhaxhai im Nazmiu u denua me 3 vjet. Plackitja ishte deri ne palce.





Nazmiut i moren edhe librat qe i kishte aq per zemer. Tri here na bastisen aq sa me ka qelluar qe kolltuket qe kishim pasur ti shikoja ne komitetin e Partise kur endesha per pune. Ajo thote se persekutimi vazhdoi per nje kohe te gjate dhe ne asnje moment Nexhmia nuk i ndihmoi duke i lene ne meshire te fatit.





Ndersa dy nga tre vajzat mbeten te pamartuara per nje kohe te gjate edhe nga mbesat vetem pak paten fatin te kene femije. Ne kohen e komunizmit nuk mund te martoheshim pasi ishim me biografi te keqe.





Ose do te merrnim burre te ve ose do te qendronim beqare vetem keto ishin zgjidhjet. Isha ne vitin e pare te shkolles normale kur me perjashtuan duke me thene antikomuniste.





Kam punuar per 7 vjet ne kazme pasi nuk mund te vazhdoja shkollen. Vetem pas 7 vjeteve u regjistrova ne shkolle nate. Frika se do te perjashtohesha me bente te strukesha sa here qe vinte ndonje kontroll.





Po keshtu na perplasen ne fshatrat me te largeta si mesuese pasi mbarova shkollen dhe asnjehere nuk mu dha mundesia tu afroja derisa dola ne pension. Te njejtin fat paten te gjithe pjesetaret e familjes Baholli kush me shume dhe kush me pak. Ajo thote se Samiu qe u be perkrahes me i afert i Enverit harroi se ata ekzistonin. Aspak. Madje ai e harroi ekzistencen tone duke mos u bere merak per ne. Megjithese xhaxhai i tij u burgos ai nuk u interesua asnjehere per te.





shte e vertete qe ka qene perkrahes madje ka mbajtur poste te larta ne presidium. Indiferenca ishte arma me e mire per te ruajtur pozicionin e vet dhe keshtu beri. Ne per te nuk ekzistonim.





Vetem 4 vjet me pare Vincenco Antonaci ushtar italian nga province e Avelines u kthye te takonte familjen qe e kishte shpetuar. Ndryshe nga shume te tjere ai kishte nje deshire te kthehej edhe nje here ne Shqiperi deshire te cilen e realizoi ne moshen 84-vjecare. Ai tregon se si eshte nisur me nje familje lushnjare se bashku me te bijen per te mberritur ne Elbasan ku edhe ka gjetur shtepine e vjeter te familjes Bungo. Ai komunikon ne cdo feste me dy motrat Bungo Ferziletin dhe Shkendijen duke shkembyer urime.





Si perfunduat ne nje familje elbasanase





Kur erdhem ne Elbasan mendova te arratisesha pasi kishim degjuar per vrasje dhe internim te ushtareve. Duke perfituar nga nje pakujdesi e nje ushtari gjerman arrita te gjej nje dalje dhe me ndihmen e nje prostitute cigane arrita te largohem nga kazerma. Vellai i saj me shoqeroi tek nje familje elbasanase. I zoti i familjes Demir Bungo me priti dhe me strehoi. Ai u kujdes qe une te mos njihesha se isha italian.





Me beri dhe nje karte identiteti me emrin Hasan ndersa mbiemri nuk me kujtohet. Me pas ne familjen Bungo e njohur si familje e pasur erdhi edhe nje italian tjeter Francesco te cilin e shoqerova ne fshat tek pronat e Demirit ku qendroi per nje kohe te gjate. Ne qershor te vitit 1945 kur lufta kishte mbaruar u larguam te dy. Demiri na tha te qendronim por ne duhet te ktheheshim ne atdhe.





Patet me kontakte me familjen Bungo pas largimit



Vendosa ti shkruaja sapo u ktheva ne Avelino por mora pergjigje vetem per letrat e para dhe me pas me kthehej pergjigje se kjo familje nuk ekzistonte. Me vone mesova se bejleret ne Shqiperi ishin vrare dhe larguar. Ne adresen e letres shkruaja Demir bej Bungo dhe per kete letrat nuk shkonin me ne kete familje.





Nga ajo kohe nuk kisha me informacione per familjen qe me ndihmoi qe te mbijetoja. Kur erdhen shqiptaret e pare ne Itali doja te vija. Disa here i kam kerkuar shqiptareve qe te me ndihmojne qe te gjej familjen shqiptare duke me shoqeruar por askush nuk pranonte te me ndihmonte. Bashkeshortja ime me thoshte se ne Shqiperi eshte e rrezikshme te shkosh se ka njerez te keqij. Keto i shikonim neper media pasi disa shqiptare grabisin apo edhe rrembejne njerez por une doja te vija ketu dhe arrita ta takoj kete familje.