Drejtues të opozitës, familjarë dhe të miq të viktimave të 21 janarit kanë qenë dje të pranishëm në sallën Black box të Akademisë së Arteve për të lëshuar apelin e tyre mbi ndëshkimin e personave që qëlluan mbi trupat e demonstruesve. Nën sloganin Drejtësi për 21 Janarin, kanë qenë të afërmit e viktimave të cilët kanë folur mbi atë çfarë përjetuan nga humbja e të dashurve të tyre.


Ceremonia wshtw shoqëruar nga momente përlotje nga tw gjithw tw pranishmit. Njw i tillw ishte edhe leximi i poezisw nga Ana, vajza e Ziver Veizit. Edhe mbesa e Hekuran Dedës, Kaltrina zgjodhi poezinë për të shprehur mungesën e të afërmve të tyre. Pas familjarëve dhe të afërmve, ka qenë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për mosdënimin e personave që qëlluan me armë në trupat e demonstruesve.


Në përfundim të këtij takimi, për të gjithë të pranishmit është shpërndarë një libër i shkruar nga Fatmir Xhafaj dhe Kosta Bajraba me titull 21 janar … një histori e papërfunduar. Gjithashtu, pjesëtarët e kësaj ceremonie janë pajisur me një DVD në të cilën renditen hap pas hapi gjithçka ndodhi ditën e demonstratës, e cila përfundoi me katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.