Profesoresha Luljeta Begolli, në Fakultetin e Mjekësisë ka paraqitur një rast që i ndodhi gjatë muajit mars.
Sipas dokumentit, në ordinancën e saj private janë paraqitur disa persona për të identifikuar notën e një personi me inicialet A.A. për lëndën që ajo ligjëron. E shikova në atë indeks se notat që ishin nën nënshkrimin tim, në fakt nuk ishin nënshkruar nga unë”, thuhet në dokument.




“Më kërkuan dy persona që nuk i njoha, nxorën një indeks për të nënshkruar një indeks. U thashë se kjo nuk është mënyra dhe vendi ku duhet të nënshkruhet një notë, raporton RTK.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, thonë se është për keqardhje nëse po ndodhin gjëra të tilla.




Në Rektorat thonë se nuk janë në dijeni për një rast të tillë por thanë se do ta trajtojnë me kujdes.




Personi në dokument është familjari i një personi qeveritar.