Ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve te brendshme, te cilat i kaperceu me perkushtimin e nje burri shteti. Per Fan Nolin, ky fillimviti shenon edhe ditelindjen e tij te 126-te. Noli lindi ne Qyteze, fshat i banuar nga shqiptare ne rrethin e Edrenese, me 6 janar te vitit 1882. Vitet e luftes se perbashket krahas forcave me te perparuara te shoqerise shqiptare e bene ate demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe vepren e tij, nje nga kulmet e mendimit shoqeror dhe krijimtarise poetike shqiptare. Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj ne gazeten "Drita", perktheu ne greqisht vepren e Sami Frasherit "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet". Ai shkoi ne SHBA, ku luajti rol ne bashkimin e shoqerive shqiptare dhe per botimin e gazetes "Kombi". Ne keto vite, Noli krijoi vargjet e para dhe nisi edhe shqiperimet. Megjithese jetoi larg Shqiperise, ai dha shume per te. Rolin kryesor Noli e luajti ne pozicionin e tij si prift. Ai e mori kete detyre ne moshen 27-vjecare. Si prift ortodoks per here te pare ai mbajti liturgji ne gjuhen shqipe ne sallen "Knights of Honor", ne Boston. Ky akt perbente hapin e pare drejt organizimit dhe njohjes zyrtare te Kishes Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Ne vitin 1913, Fan Noli vizitoi per here te pare Shqiperine dhe kreu te paren sherbese kishtare ortodokse ne gjuhen shqipe ne kete vend, ne prani te Princit Vilhelm Vid. Erdhi ne Shqiperi ne vitet 1913 dhe 1920, duke u bere figure udheheqese ne luften per vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit te Qershorit, me 17 qershor 1924, Fan Noli u vu ne krye te qeverise se Shqiperise. Gjate gjashte muajve, ai drejtoi nje qeveri demokratike, e cila u mundua te perballonte problemet politike dhe ekonomike te shtetit te ri shqiptar, te cilat ishin mjaft te renduara. "Por, programi i tij per modernizimin dhe demokratizimin e Shqiperise, doli se qe teper i nxituar ne nje vend pa tradita parlamentare", mendojne edhe sot nje pjese e historianeve. Me rrezimin e qeverise se tij, Noli u largua pergjithmone nga Shqiperia. Pikepamjet mbi organizimin e shtetit, politiken e brendshme dhe te jashtme i shtjelloi ne shkrime dhe fjalime te viteve 1921-1924. Luftoi qe shteti te vinte ne jete parimet e demokracise se perparuar. ATSH