Fanny ka fituar botërorin e saj Lajmi i “zyrtarizimit” të lidhjes së tyre u përhap në ditët e para të botërorit të Brazilit, aty ku edhe u fotografuan të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.




Por me përfundimin para kohe të botërorit për Italinë, Fanny Neguesha dhe Mario Balotelli u rikthyen në Milano.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


I fejuari i saj nuk shkëlqeu në botëror dhe ai u kryqëzua nga opinioni publik dhe media sportive italiane. Por tjetër gjë ndodh me Fanny-n. Bukuroshja 23-vjeçare shkëlqeu në Brazil dhe të njëjtën gjë bëri edhe në rrugët e Milanos kur u fotografua e vetme duke bërë “shoping”. /Indeksonline/