Romë - Farina është caktuar arbitër kryesor për të gjykuar derbin e Torinos këtë fundjavë. Përballja mes Torinos dhe Juventusit do të jetë ndeshja më interesante e kësaj jave në serinë A. Ky takim do të zhvillohet nesër në orën 20:30.



Takimi Xhenoa-Inter do të gjykohet nga Morganti. Ky takim do të zhvillohet nesër mbasdite në orën 18:00. Përballja mes Romës dhe Udinezes do të ketë gjyqtar kryesor Taljaventon.



Më poshtë do të paraqesim gjyqtarët e të gjitha takimeve për javën e 27-të në Serinë A.



Bologna – Sampdoria: BANTI

Catania – Siena: PERUZZO

Chievo – Cagliari: PIERPAOLI

Fiorentina – Palermo: DE MARCO

Genoa – Inter: MORGANTI

Lecce – Reggina: GAVA

Milan – Atalanta: ORSATO

Napoli – Lazio: SACCANI

Roma – Udinese: TAGLIAVENTO

Torino – Juventus: FARINA