“Xhaxhi” rikthehet në shtëpi! Faruk Sejdini, një trajner me emër në futbollin shqiptar, rikthehet si në skuadrën e “Dinamos”. Ai është zgjedhur trajneri i ri i kësaj skuadre. Zv/presidenti i Dinamos, Avni Braçe ka konfirmuar lajmin e përzgjedhjes së trajnerit të ri për këtë ekip. Sejdini rikthehet tek “Dinamo”, pas disa kohësh shkëputje, ndonëse e ka drejtuar atë për shumëvite, kur edhe u shpall kampion i Shqipërisë. Ish-tekniku legjendar i Dinamos, ka shpenzuar mbi 45 vjet të jetës së tij në klubin blu, nga viti 1966. Sejdini në këtë post zëvendëson Artan Mërgjyshin. Ndeshja e parë për trajnerin e ri të Dinamos do të jetë ditën e dielë, kur kjo skuadër do të luajë kundër Apolonisë.