Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mblodhi strukturat e kësaj partie për tu organizuar për protestën e 18 shkurtit, për të kërkuar reformën zgjedhore, që do të prodhojë, sipas tij, një qeveri për popullin.


Ne kemi një detyrë madhore si opozitë, tia heqim pushtetin bandave që sillen si shtet dhe shtetit që sillet si bandë, dhe tua kthejmë pushtetin qytetarëve. Ti kthejmë gjithësecilit besimin se do të votojnë si njerëz të lirë, u shpreh Mediu.


18 shkurti do të jetë një protestë masive, tha Mediu, e cila duhet të jetë një qëndresë e opozitës bashkë me qytetarët për ta larguar këtë qeveri e në vend të saj të vijë një tjetër, që të sigurojë reformën zgjedhore si një hap drejt demokracisë së vendit.


Ne duhet të dalim të protestojmë jo për ti kthyer pushtetin opozitës, por për ti kthyer pushtetin qytetarëve; ne duhet të dalim të protestojmë kundër kriminalizimit dhe kanabizimit që qeveria Rama i ka bërë vendit; duhet të dalim të protestojmë për sigurinë tonë, për të rikthyer shpresën te të rinjtë që sërish ata mund te jenë e ardhmja e Shqipërisë; ne duhet të dalim të protestojmë kundër varfërisë, tha Mediu.