Damir Fazllic ka pergenjeshtruar lajmin per shoqerimin e tij nga policia boshnjake. Ne nje interviste telefonike per Top Channel, Fazllic ka deklaruar se ndodhet ne Londer dhe ka akuzuar mediat shqiptare per abuzime.

“Jo, sigurisht qe jo. Nuk jam i arrestuar dhe s’me kane arrestuar kure. Ndodhem ne Londer dhe e pash lajmin per arrestimin tim ne internet. Mediat ne Shqiperi publikojne shume lajme te paverteta”, ka pohuar Fazllic.

Damir Fazllic eshte nje personazh i mirenjohur ne qarqet qeveritare shqiptare dhe ato politike te Ballkanit dhe i veshur me mistere per shkak te bizneseve te shumta ndermjetesuese.

Serbo-boshnjaku, i vene nen akuze per shantazh financiar, ishte nje person i kerkuar dhe hetuar ne disa vende.

Ai kishte lidhje te shumta me boten e politikes dhe biznesit. Fazllic eshte i njohur edhe ne Shqiperi per lidhjet e tij me Partine Demokratike.

Gjate vitit 2005, Damir Fazllic ka qene ndermjetes per lidhjen e kontrates mes Partise Demokratike dhe kompanise BJR, e cila ishte konsulentja zyrtare e kesaj partie ne fushten elektorale, zedhenes i te ciles ishte ministri aktual i jashtem Lulzim Basha. 
Pas fitores se Partise Demokratike, emri i Fazllic do te ishte gjithnje e me shume prezent ne Shqiperi dhe sipas medias ai ka qene ndermjetes per te sjelle ne Shqiperi shume firma te cilat jane angazhuar kryesisht ne fushen e ndertimeve.

Madje ne faqen zyrtare te qendres kombetare te regjistrimit te bisneseve, Fazllic rezulton te jete ortak ne kater biznese ne Shqiperi.

Pas tragjedise se Gerdecit ne Shqiperi, emri i Fazllicit u permend nga disa media shqiptare edhe si ndermjetesi mes MEICO-s dhe shoqerise se Diverolit per tregtine e fishekeve ne Afganistan.

Shtypi serb e ka cilesuar ate nje kontrabandist nderkombetar te shume aktiviteteve, nga cigaret, armet dhe deri tek influenca politike.

Ai eshte edhe nje nga te dyshuarit per urdherimin e vrasjes se ish kryeministrit serb, Gjingjic.
 
Mediat serbe e boshnjake njoftuan sot se arresimi i tij eshte fillimi i nje operacioni, i cili pritet te dergoje ne burg shume persona te tjere.

Me heret ia ka qene edhe ne listen e te akuzuarve te Hages, por me pas u lirua nga keto akuza.