Shefi i Zyres Nderkombetare Civile ne Kosoves, Piter Feith, ka deklaruar ne nje interviste per Radio Evropa e Lire se tani per tani nuk mund te kete zgjedhje ne Kosoves. Por ai nuk perjashton mundesine e mbajtjes se tyre prej tani e deri ne perfundim te mandatit katervjecar. "Mund te kete zhvillime te reja qe mund ta nxisin presidentin te caktoje zgjedhjet", thote Piter Feith.


Zoti Feith, nje ceshtje e cila eshte shnderruar ne diskutime te "nxehta" eshte ajo e zgjedhjeve te pergjithshme. Cila do te ishte pergjigja juaj?


Do te doja te bej nje vije ndarese midis pergjegjesive te presidentit te Kosoves dhe pergjegjesive te mia. Presidenti Sejdiu natyrisht eshte personi qe pergjigjet ne ceshtjet qe kane te bejne me Kushtetuten, kurse une flas per planin gjitheperfshires per zgjidhjen e statusit. Ju siguroj se pas konsultimeve qe kam zhvilluar me palet e angazhuara, me ekipin e negociatoreve te presidentit Ahtisari qe kane qene te perfshire deri me 2007, perfshire ketu edhe periudhen e mbajtjes se zgjedhjeve dhe pas bisedimeve qe kam zhvilluar me presidentin dhe kryeministrin, eshte arritur nje pajtueshmeri e pergjithshme dhe ketu nuk ka ndryshim ne qendrime se - kerkesa qe ka dale nga pakoja gjitheperfshirese, neni 11, i cili thote se zgjedhjet duhet te mbahen nente muaj pas hyrjes ne fuqi te planit, eshte permbushur me mbajtjen e zgjedhjeve me 2007.


A eshte vendimi i kthyeshem?


Sa me perket mua, ajo qe e thashe eshte pikepamja ime dhe autoriteti qe me eshte dhene ne kuader te pakos gjitheperfshirese dhe Kushtetutes. Me eshte besuar pergjegjesia per te qene autoriteti perfundimtar ne zbatimin e planit dhe keshtu do te mbetet. Mendoj se do te mund te ndihmoje fakti nese them dicka tjeter, cka do te thote e gjithe kjo, vendimi i presidentit, vendimi im... Nuk do te kete zgjedhje tani per tani. Nuk mund te perjashtohet mundesia e mbajtjes se tyre prej tash e deri ne perfundim te mandatit katervjecar te Kuvendit dhe Qeverise. Natyrisht, mund te kete zhvillime te reja qe mund ta nxisin presidentin te caktoje zgjedhjet. Por, kjo eshte dicka e cila duhet te dale nga Kuvendi, prandaj do te doja t'i trimeroj te gjithe qe ta kthejne debatin aty ku e ka vendin, ne Kuvendin e Kosoves.


Ka pasur diskutime kohet e fundit edhe per bisedimet e reja Prishtine-Beograd. Ju keni thene se ICO-ja eshte e gatshme t'i ndihmoje keto bisedime. A mund te jeni me specifik? Cili do te ishte formati i ketyre bisedimeve dhe ceshtje te ngjashme?


Nuk kam thene se ICO-ja eshte e gatshme te mbeshtese, e kam pasur me shume fjalen per Perfaqesuesin e Posacem te Bashkimit Evropian. Mendoj se kontaktet midis Prishtines dhe Beogradit duhet shikuar ne kontekstin e perspektives evropiane qe i eshte dhene te dyja vendeve. Per Bashkimin Evropian eshte e rendesishme qe vendet e ndryshme, ne rrugetimin e tyre drejt anetaresimit, kane raporte te mira fqinjesore, edhe nese nuk e njohin njera tjetren. Duhet te kete te pakten kontakte teknike, per te mundesuar zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve.


Zoti Feith, a perballet misioni juaj me ndonje veshtiresi per te bashkepunuar me EULEX-in, marre parasysh kornizat e ndryshme ligjore mbi te cilat funksiononi?


Jo, nuk ka asnje veshtiresi. Mund te them se kemi nje bashkepunim te ngushte me misionin e EULEX-it. Sic e dini, nen Planin e Perbashket te Veprimit, me eshte besuar pergjegjesia per te ofruar udhezime politike vendore udheheqesit te misionit. Gjenerali de Kermabon natyrisht e kupton kete dhe eshte ne kontakte te aferta me mua mbi ceshtje te ndryshme. Ai e mbeshtet misionin duke keshilluar mbi nje sere ceshtjes ligjore dhe teknike.


Por, a nuk ndikon zbatimi i Rezolutes 1244 ne zbatimin e pakos se Ahtisaarit?


Une vetem mund te them se mandati i EULEX-it eshte percaktuar me Planin e Perbashket, i arritur nga Bashkimi Evropian dhe ai parasheh nje numer detyrash te cilat mund t'i lexoni ne kete dokument. Pa dashur te jap ndonje etikete te caktuar, mendoj se mandati sjelle perfitime per Kosoven ne pergjithesi, ofron siguri me te madhe per komunitetet dhe natyrisht, sforcon edhe sundimin e ligjit, duke ndihmuar autoritetet ne ndertimin e nje sistemi shumekombesh dhe modern te drejtesise. Ne kete kuptim ne bashkepunojme jashtezakonisht mire.


Cilat do te ishin prioritetet tuaja gjate ketij viti ne zbatimin e pakos se presidentit Ahtisari?


I kam nenvizuar tashme prioritetet e mia dhe kam perdorur tre fjale, nje eshte siguria, e cila eshte ne mandat te EULEX-it; dy te tjerat jane pajtimi dhe reformat. Do te donim tani ta shihnim Qeverine duke levizur perpara, vecanerisht ne decentralizim, edukim, ne hartimin e kurrikulave per komunitetet dhe se treti duam te shohim me shume perparim ne mbrojtjen e trashegimise kulturore. Presim pra te bashkepunojme me Qeverine ne kete drejtim. Kryeministri do te shpjegoje qasjen dhe politikat e tij me me shume hollesi ne javet e ardhshme.


Po ne veri? Pakoja e Ahtisarit kundershtohet ashper atje dhe ju sapo permendet pajtimin...


Supozoj qe shume shpejte, prania e EULEX-it do te ndikoje ne situaten ne veri, vecanerisht ne fushat ku ka mungese te rendit dhe ligjit. Ne kete drejtim, fjalen e kam posacerisht ne marrjen e pergjegjesive nga EULEX-i per te menaxhuar gjykaten ne Mitrovice dhe duke punuar ne pikat kufitare 1 dhe 31, duke filluar grumbullimin e taksave doganore. Pas funksionalizimit te plote te EULEX-it dhe ata jane ende ne fazen e ndertimit, mendoj se mund te presim me shume vetebesim dhe ndjenje sigurie tek njerezit qe jetojne ne veri, nje qarkullim me te lirshem tek lumi Iber dhe me kohe, shpresoj se komuniteti serb do te jete i trimeruar per t'u integruar plotesisht ne shoqerine kosovare.


Ne raportin Kosove-Serbi, kohet e fundit eshte ngritur edhe ceshtja e bllokades ekonomike qe Serbia dhe Bosnia ia kane imponuar Kosoves. A mund te beje dicka ne kete drejtim faktori politik nderkombetar ne Kosove?


Po mundemi, sepse kjo eshte nje ceshtje qe po e brengos Komisionin Evropian. Nje nga parimet kyce te Bashkimit Evropian, e permenda me heret, eshte promovimi i qarkullimit te lirshem te te mirave dhe sherbimeve. Veprimet qe jane ndermarre nuk jane ne pajtueshmeri me kerkesat e Bashkimit Evropian. Kosova tash eshte ankuar tek CEFTA dhe shpresojme se me kete do te rregullohen formalitetet, per te mundesuar qarkullimin e te mirave.


Nje prej synimeve te misionit tuaj, eshte mbeshtetja e integrimit evropian te Kosoves. Sa afer apo sa larg eshte Kosova ne kete proces?


Mendoj se Kosova po ben perparime te mira. Ne raportin e fundit, Komisioni Evropian ka vene ne pah megjithate se ka ende dobesi. Ekonomia duhet te reformohet dhe modernizohet dhe ne kete drejtim, presim hapa thelbesore nga Qeveria, privatizimin e sektoreve kyce, duhet ruajtur disiplina fiskale dhe do te donim te shihnim zbatim efektiv te ligjeve qe jane miratuar. Kesisoj do te siguronim respektim te plote te te drejtave te pakicave dhe nje zhvillim te metutjeshem te nje shoqerie shumekombeshe. Serish, perparimi ka qene i mire, por ende ka shume pune per te bere.