Të shtunën, në ditën e tetë të Lojërave Olimpike, amerikani Majkëll Felps ka përfunduar karrierën e tij në not me një tjetër medalje të artë olimpike. Ai ka fituar stafetën në garën e përzier 4×100 metra.


Olimpiku më i dekoruar i të gjitha kohërave lë sportin me 22 medalje olimpike, përfshirë 18 të arta.


Duke folur në konferencën për gazetarë, kampioni amerikan është shprehur i kënaqur me arritjen e tij ndërsa e ka konsideruar medaljen e fundit si qershia mbi tortë.


Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të tabelës së përgjithshme të medaljeve me 54 të tilla, për tu pasuar nga Kina me 53.

5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)


Felps mbyll karrierën olimpike me 22 medalje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip