E kishte thene fjalen e tij dhe e coi deri ne fund. Tashme noti dhe olimpiada ka nje perandor te ti. Majkell Felps eshte tashme nje legjende: nuk ka rekord te pathyer per notarin amerikan, qe ne Pekin 2008, konfirmohet dominatori i garave te notit. Felps arrin ate qe deri me sot askush nuk kishte mundur ta bente: 8 medalje te arta ne nje Olimpiade, duke thyer keshtu rekordin 36 vjecar te Mark Spitz, ne 1972. Medalje dhe nje tjeter rekord, ne garen stafete 400 metra per meshkuj. Skuadra amerikane e ka ndihmuar Felps te fitoje edhe medaljen e fundit ne tentativen e fundit. Nje fitore e vendosur me kohen 3minuta, 29.34 sekonda, duke permiresuar me 1.34 rekordin boteror te vendosur ne Athine. "Keta djem jane te mrekullueshem dhe i falenderoj qe e bene kete te mundur. Kjo tregon se sa shume pune skuadre ne kemi kryer per te arritur ketu. Eshte e mrekullueshme te besh pjese ne kete skuader", u shpreh 23 vjecari, qe ka perqafuar shoket e skuadres pas fitores ne stafete 4x100 miks. Nje emer mbi te gjithe: Majkell Felps. Olimpiku me me shume medalje i te gjitha koherave, ku 9 ditet e fundit te Pekinit e kane kurorezuar si nje prej sportisteve me te medhenj te te gjitha koherave. Me medaljen e 14 te arte ne karriere, pas atyre 6 ne Athine, Felps eshte sportisti qe ka fituar me shume se kushdo ne 112 vjet te historise moderne te Olimpiadave. Stafeta amerikane ne perberje Aron Pirsol, Brendan Hensen, Majkell Felps dhe Xhejson Lezak, ka fituar garen 4x100 metra me rekord te ri boteror, 3:29,34, duke e permiresuar per 34 te qindtat rekordin e vjeter te vendosur para kater vjetesh ne Athine. Medalja e argjendte ne kete gare i takoi stafetes australiane, derisa ajo e bronzte stafetes japoneze. Do theksuar se amerikanet kane fituar ne te gjitha garat e stafetes ne konkurrencen e meshkujve. Pervec qe theu rekordin e bashkekombesit te tij Mark Shpic (ky i fundit ka fituar 7 medalje te arta ne Olimpiaden e Munihut ne vitin 1972), Felpsi tashme bindshem eshte sportisti me i suksesshem ne historine e Lojerave Olimpike, me 14 medalje te arta.