Një dëshmi rrëqethëse është dëgjuar dje në seancën gjyqësore ndaj dy shtetasve anglezë, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, që akuzohen për marrëdhënie homoseksuale me dhunë ndaj të miturve. I mituri me inicialet G.B., i cili kishte ardhur nga SHBA-ja për të dëshmuar, i tregoi gjykatës me anën e një videokonference, duke shmangur në këtë mënyrë ndikimin e të pandehurve, se shtetasit anglezë e detyronin që të kryente marrëdhënie homoseksuale me ta dhe të ndante shtratin për disa vite rresht. Për gati katër orë, 17-vjeçari, që kishte jetuar në qendrën "Fëmijët e tij" që në moshën 10-vjeçare ka akuzuar të pandehurin Robin Arnold. "Unë tani jam 17 vjeç. Në kohën kur vajta te qendra isha vetëm 10 vjeç. Fillimisht ne vajtëm në qendër për të marrë ndihmë sociale dhe ekonomike, pasi ishim tepër të varfër në familje. Ne jetonim rrugëve duke bërë punë të ndryshme, madje kishte ditë që mbeteshim pa ngrënë. Në këtë strehë fillimisht ne gjetëm përkrahje. Por gjithçka vazhdoi më vonë. Unë dua të flas për veten time. Tani jam i rritur dhe i kuptoj të gjitha ato që kanë bërë me mua në atë moshë të vogël dhe pa përkrahje. Mua për çdo natë me merrte dhe më lante në dush Robin Arnold. Ai më fërkonte në të gjithë trupin. Pasi më fërkonte e merrte organin tim dhe më pas vazhdonte të kënaqte epshet e tij", mësohet se ka deklaruar i mituri, i cili është birësuar nga një familje nga SHBA. Sipas dëshmisë, djali është shprehur se pas dushit Robin Arnold kërkonte edhe me shumë. "Çdo natë flija në të njëjtin shtrat me Robin Arnold dhe David Braun. Që të dy kanë abuzuar seksualisht me mua. Në të njëjtin shtrat herë kryente marrëdhënie me mua Robin dhe herë David. Unë mund të largohesha nga krevati vetëm kur ata të kishin mbaruar qejfin e tyre", mësohet se ka deklaruar i mituri, sipas së cilit, qendra përdorej vetëm për të kënaqur epshet e tre shtetasve anglezë, Robin Arnold, David Braun, i dënuar tashmë me 20 vjet burg, dhe Dino Kristodulu. Ai ka folur edhe për fëmijët e tjerë që pësuan të njëjtin fat. Në seancën e djeshme ka dëshmuar edhe mjeku i qendrës.



S.Ç.