Kjo është femra me këmbën më të madhe në Evropë.


Ema Kahil nga Uorsteri, Angli, i ka shputat 33 centimetra të gjata.


E kam të pamundur të gjej këpucë me numër 48.5, shprehet 19-vjeçarja.


Kam nja dy palë me taka të larta, por jo ndonjë gjë për të qenë. Do të doja shumë të vishja këpucë të bukura si të gjitha vajzat e tjera, ka thënë Ema në një deklaratë të sajën.


Pjesën më të madhe të këpucëve ajo e merr në një dyqan të posaçëm në Gjermani, duke shpenzuar mesatarisht 100 stërlina për palë.


Përmasat e këmbëve të Emës ishin të tejrritura që kur ajo ishte 9 vjeç.