Lojtarët e Anglisë trajtohen si "foshnja" krahasuar me disa nga reprezentuesit e përfaqësueseve të tjera, thotë Rio Ferdinand. Ish-kapiteni i Anglisë, Ferdinand, 35-vjeçar, ka luajtur për përfaqësuese 81 ndeshje, nga viti 1997 deri në vitin 2011, ndërsa këtë koment e dha në autobiografinë e tij të re.

Ai ishte impresionuar nga trajneri i tashëm i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, që kishte drejtuar Holandën më herët, me mënyrën se si Van Gaal është sjellë me lojtarët në Botërorin "Brazil 2014". "Van Gaal ka trajtuar lojtarët si të rritur", ka shkruar Ferdinand që tash është lojtar i skuadrës QPR.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit është anëtar i komisionit të Federatës së Futbollit të Anglisë që ka për synim të përmirësojë përfaqësuesen e Anglisë. Anglia u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin "Brazil 2014" pa fituar ndonjë ndeshje.

Ferdinand kishte vizituar skuadrën e Holandës, që arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit, derisa punonte si analist i BBC-së. Në autobiografinë e tij fragmente të së cilës i ka publikuar nëpërmjet faqes së "Facebookut", Ferdinand ka shkruar se metodat e Van Gaalit i kanë lënë përshtypje të mëdha. "Një mbrëmje ne ishim në një bar në hotel me Fabio Cannavaron, duke pritur Christian Vierin që të vijë. 

(ed.me/BalkanWeb)