Mançester Junajtid nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e dimrit që nis më 1 janar dhe përfundon në fund të muajit. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i kampionëve të botës, Sër Aleks Ferguson. "Jam i lumtur me ata futbollistë që kam në dispozicion, ka thënë Sër Aleks, dhe nuk besoj se do të na duhen përforcime në janar". Trajneri shijon akoma fitoren Kupës së Botës për klube: "Fitorja e këtij kompeticioni ka qenë një kënaqësi e madhe, pohon ai, mbi të gjitha, sepse kemi luajtur shumë mirë".