Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 22:15

Sir Alex Ferguson është ankuar ndaj Federatës angleze të Futbollit për trajtimin e Manchester Unitedit “si mut”, derisa përgatitet të dërgojë një pjesë të madhe të skuadrës në detyra ndërkombëtare.



Selektori i Anglisë, Fabio Capello pritet të publikojë emëroren për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2012 kundër Bullgarisë dhe Uellsit, të dielën në mbrëmje.



Manchester United mund të ketë tetë futbollistë të ftuar nga Anglia. Ferguson është i lumtur me këtë.



Por, ai e shfrytëzoi rastin për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Federatës angleze për një sërë çështjesh të kohës së fundit duke përfshirë dënimet që shërbeu sezonin e kaluar dhe suspendimin prej dy ndeshjeve të sulmuesit Wayne Rooney që i pamundësoi atij të paraqitet në humbjen nga Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup.



I pyetur rreth kontingjentit të tij në skuadrën e Anglisë, Ferguson tha: “Është fantastike. FA-ja ndoshta e kupton se kush prodhon më së shumti futbollistë për shtetin e tyre se cilido klub në botë. Ndoshta ata do të marrim gëzim nga kjo dhe të kuptojnë sa të rëndësishëm jemi për Angli, në vend se të na trajtojnë si mut. Jam i lumtur për futbollistët. Ata janë të jashtëzakonshëm”.