Kontrata e fermerëve të fshatit Mizë në Divjakë me pronarin e tokës përfundon sot ndaj duhet ta dorëzojnë ngastrën të boshatisur nga prodhimet.


Mundi i disa muajve përfundon kështu, pasi ata si shumë fermerë të tjerë nuk kanë mundur ta shesin dot prodhimin për shkak të mungesës së tregut dhe çmimi të ulet. Sipas tyre, 1 kg shalqi shitet 8 lekë, ndërsa koston e ka 15-20 lekë.


Vjen ai Peleshi, bën show, këtu mungon dora e shtetit. Kam edhe gjysmën e prodhimit të shalqinjve pa shitur, thotë një fermer.


Alternativa e vetme e tyre është ta mbledhin dhe ta hedhin në kanal të gjithë prodhimin, duke dalë me humbje e duke menduar të ndryshojnë kulturën e mbjellë vitin e ardhshëm.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)