Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:25

Të shtunën në Drenas është mbajtur turneu i futbollit të vogël “Rexhep Rexhepi”, në të cilin morën pjesë tetë ekipe. Këtë turne e kanë organizuar drejtuesit e klubit të Ferronikelit, me të cilin përkujtuan dëshmorin e kombit, ish kapitenin e skuadrës së tyre, Rexhep Rexhepi, i vrarë më 12 shkurt të vitit 1999 nga forcat serbe.



Në këtë turne morën pjesë këto ekipe: Ferronikeli 1, Ferronikeli 2, Feniks nga Prizreni, Extra-net, Menari-Petrol, Policia e Kosovës (PK) - Drenas, FKF dhe Trasing Group nga Vasileva. Ky i fundit edhe e ka fituar trofeun kryesor të këtij turneu, pasi e kishte mposhtur në finale Feronikelin 1 pas lojës shtesë me rezultat të përgjithshëm 6:3. Ndërkohë, me mirënjohje janë nderuar edhe ekipet e tjera pjesëmarrëse.



Ndërsa lojtari më i mirë i turneut është zgjedhur Arton Hajdari i ekipit Trasnin Group, derisa epiteti i portierit më të mirë i takoi Nuhi Hjadarit nga ekipi Fernikeli 1. Ndërkohë, i pranishëm në këtë turne ishte edhe selektori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, i cili u nderua me mirënjohje nga organizatorët.