kelcyreMëngjesin e sotëm në Këlcyrë është mbajtur një meshë për të përkujtuar ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar. Ceremonia e cila mbahet çdo vit realizohet ne kuadër të ditën e festës kombetare të Greqisë.


Në meshën e zhvilluar në kishë pas vizitës në varrezat e ushtarëve në Këlcyrë ishin të pranishëm përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, deputeti Vangjel Tavo, si dhe konsulli grek në vendin tonë.


Kjo ceremoni e cila tashmë zhvillohet në mënyrë zyrtare, prej vitesh është shoqëruar me protesta të përfaqësuesve të çamëve në vendin tonë të cilët e cilësojnë atë absurde.


28 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Festa Kombëtare e Greqisë, meshë në Këlcyrë për ushtarët e vrarë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.