SHKODER - Festa e Krishtlindjes ka sjelle ne qytetin e Shkodres nje gjalleri te vecante ne jeten e komunitetit shkodran. Ne dy katedralet e qytetit, ate "Shen Shtjefni" te besimit katolik, si dhe ne kishen qendrore te besimit ortodoks, jane zhvilluar meshat solemne kushtuar Krishtlindjeve. Mesha solemne e zhvilluar ne katedralen "Shen Shtjefni" eshte celebruar nga Ipeshkvi Angelo Masafra, ndersa per besimtaret ortodokse ka predikuar At Aleksander Petani. Ne keto ceremoni, nuk kane munguar te jene te pranishem edhe drejtues te pushtetit vendor, si dhe te trupit diplomatik, qe operon ne rajonin e Shkodres.
Gjirokaster - Besimtaret e krishtere ne jug te vendit kane zhvilluar dje ritet religjioze te Krishtlindjeve. Meshat jane mbajtur ne objektet e kultit ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres. Ne qytetin e Gjirokastres, meshen e mbajtur ne kishen e Mitropolise, ne lagjen Pazari i Vjeter, e ka drejtuar hiresia e tij, mitropoliti i Gjirokastres, zoti Dhimiter. Gjate meshes eshte lexuar per besimtaret edhe mesazhi i Kryepeshkopit Anastas. Besimtaret e krishtere jane lutur per me shume paqe dhe harmoni midis njerezve. Me pas, festa e Krishtlindjeve ka vazhduar ne shtepite e besimtareve, te cilet kane uruar njeri-tjetrin, nderkohe qe kane pergatitur edhe tavolinat festive te kesaj dite. B.K
Elbasan - Besimtaret katolike dhe ortodokse te Elbasanit kane festuar si rrallehere Krishtlindjet. Te gjitha kishat e qytetit u mbushen me besimtare, te cilet kryen ritet fetare per nder te festes. Ne mesnate, qielli i ndez nga fishekzjarret dhe besimtaret u lumturuan per Zotin e tyre, Jezu Krishtin. Autoritetet lokale kane kryer vizitat e rastit. Mesha e madhe eshte mbajtur ne kishen katolike "Shen Piu i X", nga famullitari i kesaj kishe, Dom Emilio. Nje atmosfere tejet e gezuar ka qene e pranishme ne kishen "Shen Maria", ne lagjen Kala. At Nikoll Marku ka mbajtur meshen e rastit dhe ka uruar besimtaret per festen. Besimtaret e kishes ortodokse "Shen Maria" mbeshtesin At Markun per nje kishe Autoqefale Kombetare dhe ndodhen ne "opozite" me kishat e tjera te besimit ortodoks ne kete qytet. Ajo frekuentohet nga banore te lagjes Kala, mjaft prej te cileve kane qene fqinj te Visarion Xhuvanit, themeluesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Rreth 30% e popullsise ne Elbasan i perket besimit kristian.
F. S
DURRES - Besimtaret ortodokse dhe katolike te Durresit, kane kremtuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme Naten e Krishtlindjeve. Ne katedralen e Shen Lucise, qindra besimtare katolike zhvilluan meshen e mesnates, e drejtuar nga Dom Damian Kurti. Po ashtu, besimtare te tjere katolike, ishin mbledhur ne kishen domenikane ne periferi te qytetit bregdetar. Besimtaret ortodokse zhvilluan meshen e Krishtlindjeve ne kishen e Shen Astit dhe Shen Pavlit. Paraditen e djeshme drejtues te pushtetit vendor, degeve te partive politike si dhe te shoqatave te ndryshme, kane vizituar selite e kishes ortodokse dhe katolike ne qytet, duke uruar Krishtlindjet.
BERAT - Besimtaret ortodoks dhe ata te krishtere ne qytetin e Beratit kane festuar dje Krishtlindjet, duke shkembyer me njeri-tjetrin dhurata dhe urime. Festimet kane nisur qe pas mesnates ne kishat e qytetit. Qindra besimtare kane mbushur kishen e Shen Spirillonit ne lagjen "Gorice". Ata kane festuar lindjen e Krishtit, ndersa eshte improvizuar ne mjediset e kishes momenti qe biri i Zotit ka ardhur ne jete. Per disa ore me radhe jane kryer ritet fetare te kesaj nate te madhe. Ne qiell jane hedhur me pas mijera fishekzjarre, kur akrepat e ores kane shenuar castin e madh.
E.H