Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit Islam, Kurban Bajramin.Në Mekë ndodhen tashmë mbi 2 milionë besimtarë nga i gjithë planeti, ndërsa ashtu si në gjithë boten Islame edhe në Tiranë besimtarët u mblodhën këtë mëngjes për të falur Namazin.


Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së martës në Sheshin Skënderbej për të falur Namazin e festës së Kurban Bajramit.


Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidarit mes njeri-tjetrit.


Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le ti gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i Komitetit Mysliman në Shqipëri.


Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë.


Në këtë ditë besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)