Besimtaret myslimane ne Shqiperi festojne diten e Kurban Bajramit. Mijera besimtare te mbledhur ne bulevardin Deshmoret e kombit nen drejtimin e udheheqesve fetare te komunitetit mysliman ne Tirane kane kryer qe ne mengjes heret ritin e rendesishem fetar te faljes se namazit.

Dita e Kurban Bajramit personifikon sakrificen e profetit Ibrahim besimin ndaj Zotit dhe dashurine per njeriun dhe sipas tradites islame pas faljes rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me pas me dreken tradicionale dhe vizitat tek te afermit miqte dhe shoket. Ne kete dite besimtaret myslimane kane si obligim qe kurbanin e prere ne shtepine tyre ta ndajne ne tre pjese per vete vizitoret dhe per ata me te varferit. Nje fondacion bamires ka grumbulluar qingja per tua shperndare jetimeve dhe familjeve te varfra ne kete dite feste.

Festa e Kurban Bajramit eshte simbol i sakrifices besimit ndaj zotit dhe dashurise per njeri tjetrin eshte obligim fetar per cdo besimtar qe tia shtrije doren e ndihmes te gjithe atyre qe kane nevoje.