Skënderbeu fitoi sfidën direkte për titullin kampion përballë Flamurtarit në Korçë me golin vendimtar të Muzakës, por një incident i rëndë ndodhi gjatë ndeshjes.


Ngjarja e rëndë ndodhi në momentet pas golit të shënuar në minutën e 83, kur korçarët iu drejtuan pankinës poshtë tribunës VIP për të festuar bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve.


Mësohet se një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani (dyshohet se ishte babai i tij), i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit.


Ai u transportua menjëherë drejt spitalit me një autoambulancë, ndërsa Osmani pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja dhe u largua drejt urgjencës së Korçës.







9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)