Lushnja - Elbasani 3-0, Canka ka shenuarSkuadra lagunare ka festuar në mënyrën më të mirë ngjitjen në Superligë, duke mundur Gramshin me rezultatin 2 me 0 në stadiumin e Beratit


Lushnja ka festuar ngjitjen në Superligëme fitore ndaj Gramshit në Berat. Tashmë, lagunarët do të luajnënë elitën e kampionatit shqiptar. Faktikisht, zyrtarizimi i kalimit në Superligë ndodhi të shtunën pas humbjes së Pogradecit në Sarandë. Në sfidën e djeshme, Lushnja kishte përballë një skuadër në gjendje të vështirë në renditje, e cila  rrezikon rënien nga kategoria e parë.


Në këtë ndeshje, Lushnja nuk fali, pasi qëllimi i saj kryesor ishte që të festonte me fitore kalimin në Superligë. Pjesa e parë rezervoi një Lushnje e gjitha në sulm në kërkim të golit të parë. Gramshi nga ana tjetër u mundua të shfrytëzonte kundërsulmin, por pa mundur ta bënte një gjë të tillë.


Rastet e shumta të Lushnjes do të konkretizoheshin vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me anë të goleadorit Canka, i cili me potencën e tij dërgoi topin në rrjetë pas një goditje fluturimthi. Goli solli entuziazëm të tifozët elushnjarë, të cilët ishin rreth një mijë në qyetin e Beratit.


Në pjesën e dytë, Gramshi luajti fort në kërkim të golit të barazimit, rezultat që do të ndikonte shumë në renditjen e skuadrës, e cila tashmë ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes. Përpjekjet e gramshiotëve nuk u konkretizuan dot, kjo edhe për shkak të skuadrës së Lushnjes, e cila nuk lëshoi aspak në lojën e saj. Rastet më të pastra në këtë pjesë loje i takuan Gramshit, por pa rezultat.


Festa e tifozëve lushnjare u shpërblye sërish në fundin e ndeshjes, ku kapiteni Çela godet fort nga jashtë zonë, duke shënuar golin e dytë dhe të kapitullimit të Gramshit në këtë sfidë. Pas këtij triumfi, Lushnja mund të quhet edhe kampionia e kategorisë së parë, kjo nga distanca e madhe që ajo ka me Partizaznin e vendit të dytë.