Nga Fratari i Mallakastrës, ku u ndal në turin e llogaridhënies publike, ministrja e Shwndetwsisw Ogerta Manastirliu deklaroi se këtë vit rindërtohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Fierit, për ti kthyer faqe shërbimit shëndetësor parësor.


Vij në Fratar me dy lajme të mira sa I takon kujdesit shëndetësor bazë. Sapo kemi përmbushur kërkesën e parë dhe të vazhdueshme që banorët e Fratarit kërkonin prej kohësh: Shërbim shëndetësor 24 orë në qendrën shëndetësore. Pas këtij vendimi vjen edhe rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e kësaj qendre shëndetësore, një investim shumë i nevojshëm për këtë zonë, tha Manastirliu.


Qendra Shëndetësore e Fratarit i shërben 4800 banorëve, ndërsa shërbimi u urgjencës që tashmë është garantuar 24 orë i shërben rreth 9 mijë banorëve të Fratarit dhe zonave përreth.

Rikonstruksioni i plotë dhe pajisja e qendrës shëndetësore pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti dhe është një investim me vlerë 6.7 milion lekë.


Qeveria shqiptare po investon si asnjëherë më parë në infrastruktuën e kujdesit shëndetësor parësor me rehabilitimin këtë vit të 80 qendrave shëndetësore. Vetëm në qarkun e Fierit, investojmë në 11 qendra shëndetësore gjatë vitit 2018, u shpreh Manastirkiu.


Programi i Qeverisë parashikon rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore dhe pikave të ambulancave në 4 vite.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)