Një grua është gjetur e pajetë në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Fierit.


Viktima është shtetasja Leme Hamzai është gjetur e pajetë nga kalimtarë të rastit të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë.

 


Mësohet se gruaja ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e djeshme dhe familjarët nuk dinin asgjë për të.

 


Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Leme Hamzait por dyshohet se shkak mund të jetë i ftohti.