Foto ilustruese

Policia e Fierit ka gjetur sot trupin e pajetë dhe të dekompozuar të një personi.


Eshtrat janë gjetur në një kanal në fshatin Daullas dhe dyshohet se kufoma është viktimë e një ngjarje të ndodhur një vit më parë, pasi trupi ishte i groposur.


Në kanalin ku është gjetur trupi i pajetë, uniformat blu kanë zbuluar edhe një batanije e një valixhe.


Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)