Foto ilustruese

Një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Fierit është grabitur nën presionin e armëve mesditën e sotme.


Dy grabitësit që kanë hyrë për të vjedhur, kanë qenë të veshur me maska. Policia ka konfirmuar se shuma e parave të grabitura është 700 mijë lekë të vjetra.


Pika e këmbimit valutor në lagjen “Kastriot” që ka rënë pre e grabitjes nga dy autorë, ndodhet në katin e parë të një pallati përballë Shtëpisë së Oficerëve.


Dy persona të maskuar me kapuçë janë futur në biznesin e L.Z. dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur shumën monetare. Më pas, janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka shkuar aty fill pas marrjes së alarmit, sqaron policia.


Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.


9 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)