Një kanal i mbetur i pambyllur pas shtrimit të linjës elektrike 20 kilovolt, është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e lagjes “Kastriot” në Fier. Kanali është kthyer në vendgrumbullim plehrash, ndërsa fëmijët rrezikojnë të vriten ndërsa luajnë në lagje.


 


Prej gati një muaji në lagjen “Kastriot” kanali që shërbeu për shtrimin e linjës elektrikle 20 kilovolt qëndron i hapur duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Kanali nuk është mbyllur ende prej firmës që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve, duke u kthyer në vendgrumbullim plehrash urbane dhe burim aksidentesh për fëmijët që luajnë pranë tij.


Rreth 150 familje në tre pallate  e banesa private  si edhe 50 biznese që preken nga kjo situatë.


Edhe pse nuk duan të flasin para kamerës, banorët thonë se janë ankuar, po nuk kanë marrë përgjigje. “Ndoshta presin të aksidentohet dikush që të kujtohen për ta mbyllur”, thonë ata. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter