Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane i cili rezultonte me dy emra, është vënë në prangat e policisë së Fierit.


I arrestuari nën akuzën e veprës penale Trafikim të lëndëve narkotike, është Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.


Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar Driver, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga policia.


Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.


Ndalimi i Hykës, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ndërsa për ti shpëtuar dënimit ishte kthyer në Shqipëri.


19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)