Një 13-vjeçare është marrë peng dhe është tentuar të përdhunohet nga 3 të rinj, të cilët janë arrestuar. Sipas bluve, autorët nuk ia kanë arritur qëllimit.


Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe mësohet se të të dyshuarit e kanë çuar me forcë të miturën në një banesë të pabanuar.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:


1.Redion Tereziu, 22 vjeç

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.


Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur, tha Policia.


Nuk është ende e qartë se si ka mundur të shpëtojë e mitura nga duart e 3 të rinjve.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale Heqje e paligjshme e lirisë dhe Marrëdhënie seksuale me të mitur e mbetur në tentativë.


15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)