Qindra të rinj nga qyteti i Fierit zhvilluan sot një manifestim në bulevardin kryesor të qytetit, për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Ai u organizua një ditë pas mitingut që Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, zhvilloi përpara parlamentit shqiptar.



Të rinjtë mbanin në duar pankarta dhe flamuj dhe nën thirrjet “ndal regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare”, “Shqipëria nuk është shtet multietnik”, “Shqipëria nuk është për t’u shitur”, marshuan në bulevardin Jakov Xoxa.



Nga prefektura ata shkuan drejt sheshit “Fitorja” dhe më pas u grumbulluan përpara teatrit të qyetit, ku oratorë të ndryshëm folën përpara të grumbulluarve duke shprehur qendrimin e tyre kundërshtues në lidhje me cështjen e regjistrimit të popullsisë.