Policia e Fierit ka vijuar operacionin për Ndëshkimin e të fortëve, duke sekuestruar armë, drogë e municione luftarake.


Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.


Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 24 vjeç, banues në Patos.


Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip Benz, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.


Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.


Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.






FierOperacioni "Ndëshkimi i të fortëve" godet sërish në Fier.Sekuestrohen armë, drogë e municione luftarake.Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.Skuadra "Shigjetat" në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:A. U., 24 vjeç, banues në Patos.Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip Benz, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 13. November 2018



13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)