FIER – Shifra alarmante të divorceve në rrethin e Fierit dhe të Lushnjës. Burime nga gjykatat e dy rretheve bëjnë të ditur se, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2008

në rrethin e Fierit janë regjistruar 200 kërkesa për divorc, ndërsa në rrethin e Lushnjës 180 të tilla. Përfaqësues të organit të drejtësisë pohojnë se një ndër shkaqet më kryesorë të këtij fenomeni gjithmonë e në rritje është emigracioni në shumë raste i njërit prej bashkëshortëve. Ndërsa faktorë të tjerë shikohen kushtet e vështira ekonomike, mospërputhja e ideve në çift apo edhe mentaliteti i rënduar. Sipas statistikave të gjykatës, mosha më e prekur nga divorci është nga 18-25 vjeç, moshë kjo tepër e re për të marrë impenjime serioze që kërkojnë shpenzime të shumta dhe një ndjenjë të pafund respekti reciprok.            m.r.